Arsenali po mendon për ta përforcuar repartin ofensivë në afatin kalimtar dimërorë.
Lëndimet e shpeshta të sulmuesit brazilian Gabriel Jesus kanë bërë trajnerin Arteta të mendojë për afrimin e një tjetër sulmuesi.
Emri i fundit që ka përfunduar në listën e Arsenalit është ai i sulmuesit anglez të Aston Villës, Ollie Watkins.
27-vjeçari po vazhdon me formë të mirë edhe këtë edicion, ku në 13 ndeshje zyrtare ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.
Trajneri spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta e pëlqen shumë anglezin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij në janar.
The Sun ka raportuar se Topçinjtë janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 65 milionë euro për afrimin e tij, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.
Aston Villa nuk e konsideron fare shitjen e yllit të skuadrës dhe Topçinjtë do ta kenë tejet të vështirë transferimin e tij në Londër. /Telegrafi/