Arsenali është skuadra favorite për ta transferuar talentin e madh turk Orkun Kokcu.
Mesfushori aktual i Feyenoord ka shkëlqyer në kampionatin holandez dhe në Ligën e Evropës.
19-vjeçari ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, përfshirë edhe Chelsean, Romën, Atalantën, Sevillën e Borussia Dortmundin.
Mesfushori qendror këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime me fanellën e gjigantit holandez.
Topçinjtë prej kohësh janë duke e ndjekur lojtarin dhe duan që këtë verë ta transferojnë atë në Londër.
Kokcu nga Arsenali shihet si zëvendësuesi adekuat i bashkëkombësit të tij Mesut Ozil që pritet të largohet në verë.
Feyenoord është gati ta shes yllin e skuadrës, por u ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se nuk do të pranojnë oferta më të ulëta se 25 milionë euro. /Telegrafi/