Mauro Icardi është sulmuesi i fundit që ka rënë në radarin e skuadrës së Arsenalit.
Pasi që kanë humbur shërbimet e sulmuesit angleze, Jamie Vardy, i cili ka rinovuar me Leicester Cityn, Arsenali ka kthyer kokën nga sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.
Sipas TalkSport, Arsene Wenger kërkon një sulmues pyke për të përfocuar forcuar sulmin e tij dhe loja e Mauro Icardit i pëlqen shumë, ku ka kërkuar edhe informacione në shtëpinë zikaltër.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Oferta që drejtuesit e skuadrës londineze po e planifikojnë pritet të jetë diku tek 40 milionë euro.
Megjithatë, kjo shifër vështirë të pranohet nga drejtuesit e Interit, pasi më parë kanë deklaruar se vetëm një ofertë e çmendur do të mund t’i lëkundte ata. /Telegrafi/