Telegrafi

Arsenali i ofron shërbimet e Xhakës për ato të Eriksenit te Interi

Arsenali ka shprehur së fundmi interesim për transferimin e Christian Eriksenit nga Interi.

Mesfushori danez u larguar në janar të këtij viti nga Tottenham Hotspuri, duke kaluar te Nerazzurët.

Mirëpo, Eriksen nuk ka arritur të gjejë vetën në Itali dhe Interi është i gatshëm që ta largojë atë pas vetëm një viti.

Kështu, disa skuadra janë vënë në sulm për shërbimet e danezit e në mesin e tyre është edhe Arsenali.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, The Gunners janë të gatshëm që të ofrojnë shërbimet e Granit Xhakës për shërbimet e ish-anëtarit të Spurs.

Mesfushori shqiptar duket se nuk bënë më pjesë në planet e Mikel Artetas dhe mund të kalojë në radhët e gjigantit nga Serie A. /Telegrafi/