Telegrafi

Arsenali me ofertë te City për Otmanedin

Nicolas Otamendi (Foto: Marcelo Endelli/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Manchester Cityt , Nicolas Otamendi, thuhet se ka pranuar një ofertë nga Arsenali.

Megjithatë, mbrojtësi argjentinasi e kërkon largimin nga kampioni i Ligës Premier për Valencian këtë verë.

Sipas “Superdeporte“, për Otamendin kanë shprehur interesimin edhe dy skuadrat e tjera evropiane, Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Nicolas Otamendi (Foto: Pedro Vilela/Getty Images/Guliver)

Por, sipas këtij mediumi, mbrojtësi argjentinas do t’i refuzojë ofertat e tri skuadrave evropiane, në mënyrë që të kalojë te Valencia në këtë afat kalimtar.

Lexo po ashtu Otamendi do të largohet nga City

Mbrojtësi 31-vjeçar u largua nga Los Che në vitin 2015 për te Manchester City, derisa tani e kërkon sërish rikthimin te klubi nga La Liga.

Valencia është në dijeni për planet e Otamendit dhe është gati të nënshkruajë me lojtarin nëse klubi anglez do të caktojë çmimin e arsyeshëm të klauzolës. /Telegrafi/