Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është në treg për të transferuar një qendërmbrojtës të ri këtë muaj para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Me Per Mertesacker që tërhiqet në fund të sezonit – dhe Chambers Calum që do të largohet – një qendërmbrojtës mund të arrijë në Emirates këtë muaj.
Sipas Tuttomercatoweb, Wenger ka dështuar me dy oferta për mbrojtësin e ri të Juventusit, Daniele Rugani këtë verë.
Arsenali ka parë dy oferta të refuzuara nga Juventusi për mbrojtësin Rugani, por nuk duan të ndalen me kaq.
Topçinjtë janë të prirur për të nënshkruar me 23-vjeçarin italian, i cili ka bërë 41 paraqitje për kampionët e Serie A që prej mbërritjes nga Empoli në vitin 2015.
Thuhet se ata mbeten të vendosur ta transferojnë atë, duke dërguar ofertën e tretë këto ditë, por Juventusi ka të ngjarë të kundërshtojë çdo qasje tjetër. /Telegrafi/