Arsenali po rrit bisedimet për mbrojtësin e Torinos, Armando Izzo, pasi agjenti i tij është në Londër.
Sipas mediumeve italiane Sportitalia dhe Tuttomercatoweb, qendërmbrojtësi 27-vjeçar po afrohet më pranë transferimit të Topçinjtë.
Agjenti i tij, Paolo Palermo, ka qenë në Londër për të paktën 24 orët e fundit dhe besohet të jetë në bisedime të avancuara me Arsenalin.
Toroni i ka rezistuar përpjekjeve për të shitur Izzon në të kaluarën, por mund të dorëzohet nga ndonjë ofertë prej rreth 30 milionë eurosh.
Sevilla, Lazio dhe Interi u përmendën gjithashtu si destinacione të mundshme për qendërmbrojtësin e lindur në Napoli.
Izzo është një reprezentues i rregullt i Italisë, ndërsa në të kaluarën ka qenë i dënuar për gjashtë muaj mos-lojë shkaku i dënimit për fiksimin e ndeshjeve. /Telegrafi/