Arsenali është i gatshëm të bëj një ofertë për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic, i cili gjithashtu është i lidhur me Chelsean dhe Manchester Unitedin.
Reprezentuesi i Kroacisë është në treg, por me një çmim prej rreth 25 milionë eurosh.
Sipas rrjetit mediatik ESPN, Arsene Wenger ka kërkuar 24-vjeçarin kroat si një përforcim këtë afat kalimtar veror.
Brozovic ka qenë i paqëndrueshëm që nga transferimi i tij nga Dinamo Zagreb në vitin 2015 dhe raporti i tij me tifozët është bërë gjithnjë e më i tensionuar, veçanërisht në mediat sociale.
Ai ishte dënuar edhe nga ish-trajneri i Interit, Frank de Boer për çështje disiplinore të pazbuluara.
Trajneri i ri Luciano Spalletti deklaroi në konferencën e tij për shtyp të shtunën se statusi i Brozovic në Inter “varet nga vet futbollisti” .
Mesfushori kreativ krijues kontribuoi me shtatë gola dhe pesë asistime në sezonin e kaluar në 35 ndeshje konkurse për Nerazzurrët. /Telegrafi/