Telegrafi

Arsenali mendon transferimin e Bernardo Silvas

Mesfushori me tipare sulmuese i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka përfunduar në radarin e rivalëve të Arsenalit.

Ylli portugez përballet me konkurrencë të shtuar për një vend titullar në Etihad Stadium dhe mund të largohet këtë verë.

Ardhja e Jack Grealish thuhet se ka shtuar edhe më shumë gjasat për një largim të Bernardo Silvas.

Edhe vet trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar tashmë se ylli portugez ka kërkuar largimin, ndërsa nuk mungojnë klubet e interesuara për të.

Sipas mediumit britanik The Mirror, Arsenali po eksploron opsionin për të joshur  Bernardo Silvan për t’u transferuar në Emirates.

Bernardo është përfolur edhe për një transferim në La Liga, ku është lidhur me klubet e mëdha si Barcelona dhe Atletico Madridi. /Telegrafi/