Telegrafi

Arsenali kërkon t’ia rrëmbejë objektivin Milanit

Mesfushori holandez, Riechedly Bazoer është bërë mjaftë i kërkuar.

Anëtari i gjigantit holandez Ajax Amsterdam, ka treguar lojëra të mira në dy vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Bazoer është objektivi madhor i gjigantit i italian Milan, që kërkon transferimin e tij në janar.

Por së fundmi në garë është futur edhe skuadra e madhe angleze, Arsenal.

Sipas medieve holandeze Arsene Wenger ka dërguar skaut për ta përcjellë nga afër reprezentuesin holandez.

Ajax është e gatshme ta lë të lirë të largohet yllin e saj për një shumë rreth 15 milionë euro.

Kujtojmë se 20-vjeçari ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2020. /Telegrafi/