Skuadra angleze Arsenal po dëshiron të përforcohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Jack Wilshere pritet të largohet nga Arsenali për shkak të hapësirave të pakta.
Por duket se ‘Topçinjtë’, kanë gjetur zëvendësimin e reprezentuesit anglez.
Është mesfushori portugez Joao Mario që është bërë objektivi kryesor i londinezëve.
24-vjeçari nuk po e sheh vetën gjithnjë në formacionin bazë të Interit dhe ka kërkuar largimin nga Serie A.
Sipas të përditshmes angleze ‘The Sun’, tanimë Arsenali ka ndarë edhe shumën për transferimin e Marios.
Shuma me të cilën ‘Topçinjtë’ do të tentojnë ta bindin Interin ta lënë të lirë yllin portugez është 30 milionë euro.
Përveç Arsenalit në garë pë reprezentuesin e Portugalisë është edhe PSG në Ligue 1 dhe Valencia në La Liga.
Kujtojmë që Mario ka një kontratë të vlefshme me Interin deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/