Joe Hart mund të kthehet përsëri në nivele të larta të Ligës Premier.
Portieri anglez thuhet se ka bindur drejtuesit e Arsenalit pas paraqitjeve të mira me skuadrën italiane, Torinon.
Sipas “Daily Mail”, skuadra e Arsene Wengerit janë në kërkim të një portieri për të zëvendësuar Petr Cechin, dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë 18 milionë euro Manchester Cityt për shërbimet e Hartit.
29-vjeçari thuhet se nuk bënë pjesë në planet e trajnerit spanjoll, Pep Guardiolës dhe drejtuesit e ‘Qytetarëve’ janë gati të vlerësojnë çdo oferte që vjen në drejtim të tij.
Po sipas këtij tabloidit anglez, edhe Hart preferon një kthim të tij në Ligën Premier, pasi dëshiron të mbaj vendin e titullarit të kombëtarja angleze. /Telegrafi/