Arsenali është në kontakt me sulmuesin e ri të Barcelonës, Ousmane Dembele.
Topçinjtë, së bashku me Chelsean dhe Liverpoolin janë lidhur të gjithë me Dembelen pasi ai po lufton për t’u treguar në Barcelonë.
Dembele është i zhgënjyer me mungesën e ndeshjeve që ai e ka parë këtë sezon dhe mendimet e tij i kanë bërë drejtuesit e Barçës të vetëdijshëm për pyetjet që vijnë nga Anglia.
Sipas mediumit Don Balon, Arsenali ka treguar interesin më konkret, ku Sven Mislintat, i cili nënshkroi me Dembelen për Borussia Dortmund, tani është përgjegjës për politikën e transferimeve të klubit.
Bordi i Barçës është i ndarë në situatën e Dembeles.
Disa drejtues besojnë se ai ia vlen të vazhdojë, ndërsa të tjerët mendojnë se duhet të shesin tani përpara se vlera e tij të bjerë edhe më tej.
Mesazhi i transmetuar në Arsenal është se dera nuk është e mbyllur që Dembele të shitet këtë verë.
Para disa muajsh është folur edhe për një mundësi shkëmbimi, ku Hector Bellerin do transferohej te Barcelona për të zvogëluar çmimin e francezit. /Telegrafi/