Site icon Telegrafi

Arsenali insiston në transferimin e Arthur

Arsenali po përgatit një ofertë të re për mesfushorin e Juventusit, Arthur, raporton Calciomercato.

Topçinjtë u përpoqën të nënshkruajnë me brazilianin në janar dhe janë gati të kthehen për të në verë.

The Gunners shpresuan që në afatin e dimrit të kishin marrëveshje me Zonjën e Vjetër, mirëpo nuk doli të ishte ashtu.

Lexo po ashtu Ka luajtur me të tre, Arthur zbulon sekretet e Ronaldos, Neymar dhe Messit

Mikel Arteta nuk po dorëzohet dhe po e kërkon mesfushorin qysh në afatin e kësaj vere dhe shpreson që të mbyllë operacionin sa më parë.

Biankonerët janë të gatshëm ta shesin Arthurin, por vetëm nëse arrin oferta e duhur, që dyshohet se është mbi 40 milionë euro.

Arsenali synon edhe disa transferime të reja, gjë që është më lehtë e arritshme nëse ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version