Arsenali do të transferojë mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, në verë, por vetëm nëse ata fitojnë Ligën e Evropës.
Sipas mediumit britanik The Mirror, trajneri i Topçinjve, Unai Emery është duke u përpjekur për të shtuar përforcime në vijën e fundit këtë verë.
Megjithatë, spanjolli nuk është në gjendje ta bëjë këtë derisa ai të mësoj nëse Topçinjtë do të luajnë ose jo në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Umtiti aktualisht është një rezervë në ekipin e Barcelonës pas dyshes Gerard Pique dhe Clement Lenglet, dhe ai mund të bjerë edhe më poshtë në renditje nëse katalunasit përfundojnë nënshkrimin e Matthijs de Ligt nga Ajaxi.
Barcelona prandaj ka të ngjarë të pranojë një ofertë prej rreth 50 milionë euro për Umtitin, por Arsenali do të jetë në gjendje të shpenzojë atë shifër vetëm nëse triumfojnë ndaj Chelseat në javën e ardhshme në finale të Ligës së Evropës.
Pra, kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshme do t’ia bëntë dhuratë Emeryt blerjen e Umtitit. /Telegrafi/