Site icon Telegrafi

Arsenali i gatshëm të konkurrojë me klubet e mëdha për Gundogan

Arsenali e ka bërë gati planin për transferimin e Ilkay Gundoganit, në rast se Borussia Dortmundi vendos ta shesë gjatë verës.

Topçinjtë e kanë kërkuar mesfushorin qe disa vite, ndërsa për të janë interesuar edhe Juventusi, Barcelona dhe Bayern Munichu.

Drejtues të BVB-së kanë thënë se nuk duan ta shesin lojtarin, mirëpo Transfermarketweb raporton se Gundogan do të largohet në afatin veror.

25-vjeçari vlerësohet afro 30 milionë euro dhe Arsene Wenger është i gatshëm ta shpenzojë atë shumë parash.

Mirëpo, Arsenali do të ketë konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version