Telegrafi

Arsenali futet në garë për Baccan

Edhe pse u përfol se ka arritur një marrëveshje me West Hamin, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Sulmuesi kolumbian Carlos Bacca ende është pjesë e skuadrës italiane Milan.

30-vjeçari pritet të largohet nga Milani dhe është duke i shqyrtuar ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Sipas mediave italiane së fundmi në garë është futur edhe Arsenali që dëshiron transferimin e Baccas në Londër.

Milan kërkonë 30 milionë euro për të, shumë që e ka ofruar West Hami, ndërsa mbetët të shihet se cila nga dy skuadrat londineze do t’i ofrojë kontratë më të mirë Baccas. /Telegrafi/