Skuadra londineze Arsenal është në kërkim të një mbrojtësi.
Emri më i ri në listën e ‘Topçinjve’, është futur mbrojtësi italian i Juventusit, Daniele Rugani.
22-vjeçari do të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’, pas ardhjes së Mehdi Benatias pasi hapësirat për të janë zvogëluar edhe më shumë.
Kështu që Juventus ka pranuar largimin e tij dhe është në pritje të ofertave.
Për të interesim po shfaqë edhe Napoli dhe Milano, ndërsa Arsenali së fundmi raportohet se do të dërgojë ofertë prej 25 milionë euro për italianin. /Telegrafi/