Arsenali i është bashkuar Manchester Cityt dhe Real Madridit në garën për nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Juventusit, Alex Sandro.
26-vjeçari brazilian u nënshkrua vetëm në verën e 2015 nga Porto për 26 milionë euro, por ai ka provuar të jetë një pazar i mirë i italianëve pas paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme.
Manchester City tashmë ishte lidhur me një ofertë të madhe për Alex Sandro, por tani The Sun vë në dukje se Arsenali është gjithashtu i interesuar për një transferim gjatë verës për brazilianin, përcjell Telegrafi.
Në këtë sezon, Sandro ka kontribuar me dy gola dhe pesë asistime në 40 ndeshje konkurruese për Juventusin, duke i ndihmuar ata për të kaluar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër do të jenë kundër Real Madridit, të cilët po ashtu po e shohin Alex Sandron si transferim joshës për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/