Gabriel dos Santos Magalhaes mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës.
Qendërmbrojtësi brazilian është njëri nga më të mirët te Topçinjtë, por klubi londinez është gati ta shes nëse vije oferta e duhur.
BBC ka raportuar se Topçinjtë janë të gatshëm ta lejojnë largimin e lojtarit nëse vije një ofertë rreth 50 milionë euro.
Juventus dhe Barcelona janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për të, por Topçinjtë mund ta përdorin qendërmbrojtësin si shkëmbim për brazilianin Arthur.
Drejtuesit e Arsenalit dhe Juventusit kanë pasur disa biseda dhe sipas BBC, mund të ndodh shkëmbimi i dy lojtarëve brazilianë në verë.
Gjithsesi Juventusit do t’i duhet t’i shtojë edhe disa miliona euro përveç brazilianit Arthur për ta marrë qendërmbrojtësin brazilian. /Telegrafi/