Site icon Telegrafi

Arsenali e kishte refuzuar transferimin e N’Golo Kantes për të nënshkruar me Granit Xhakën

Arsenali thuhet se kishte refuzuar të nënshkruante me N’Golo Kanten, për të transferuar kështu Granit Xhakën.

Sipas asaj që raporton The Athletic, The Gunners kishin refuzuar që të transferonin mesfushorin francez në vitin 2016 nga Leicesteri, duke e rrëmbyer më pas atë Chelsea.

Kante kishte fituar Ligën Premier me ‘Dhelprat’ në të vit, për të kaluar më pas te The Blues për 40 milionë euro.

Lexo po ashtu Futbollistët e Ligës Premier me një iniciativë për t’i ndihmuar mjekët në luftë kundër coronavirusit – atyre i bashkohet edhe treshja shqiptare, Shaqiri, Xhaka dhe Mustafi

Arsenali thuhet se e kishte në dorë transferimin e fituesit të Kupës së Botës, mirëpo Arsene Wenger kishte vendosur të transferonte Xhakën nga Borussia Monchegladbachu për një shumë rreth 45 milionë euro.

Mesfushori shqiptar ka treguar formë të mirë në Emirates, mirëpo mund të thuhet se Kante ende është njëri ndër lojtarët më të mirë në pozitën e tij. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version