Telegrafi

Arsenali e dëshiron Donnarumman si zëvendësues të Cechut

Gianluigi Donnarumma (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Arsenali do të përshëndetet me Petr Cech pas finales së Ligës së Evropës me Chelsean, pasi çeku ka paralajmëruar së ne fund të sezonit do të pensionohet nga futbolli.

Skuadra londineze është duke e kërkuar qysh nga tani zëvendësuesin e portierit çek, gjersa dëshiron ta transferojë Gianluigi Donnarumman nga Milani në këtë afat kalimtar.

Londinezët nuk besojnë në cilësitë e Bernd Leno, duke tentuar që ta transferojë në verë portierin italian, që cilësohet si njëri ndër më të mirët në pozitën e tij në Evropë.

Petr Cech (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Sipas Tutto Mercato Web, skuadra londineze është duke tentuar që ta transferojë Donnarumman, mirëpo duhet të paguajnë rreth 100 milionë euro.

Milan refuzon ta shesë portierin italian, mirëpo nëse Arsenal e paguan klauzolën e tij (100 milionë euro), atëherë marrëveshja mund të realizohet, pasi 20-vjeçari dëshiron të luajë në Ligën e kampionëve. /Telegrafi/