Site icon Telegrafi

Arsenali dhe Newcastle alarmohen pasi Real Madridi planifikon huazimin e Hazardit

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se po e bën Eden Hazard të disponueshem për huazim në sezonin e ardhshëm.

Hazard ka luftuar për të përballuar tarifën prej 135 milionë funtesh që Chelsea mori për të që nga transferimi i tij në vitin 2019.

Belgu ka luftuar me lëndimet e shumta dhe formën, duke humbur gjithsej 68 ndeshje në dy sezonet e gjysmë që ka qenë në Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu Arsenali vë kontaktet e para me Realin për një rikthim sensacional të Hazard në Ligën Premier

Reali është ende duke paguar 240 mijë funte në javë për pagat e belgu, pavarësisht mungesës së kohës së tij të lojës.

Sipas gazetës AS, kjo situata ka bërë që Real Madridi të kërkojë ta huazojë atë për të lehtësuar ngarkesën e tij financiare në klub.

Lexo po ashtu Real Madridi pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë

Newcastle United dhe Arsenal janë ndër klubet që monitorojnë situatën e Hazardit dhe tashmë janë alarmuar nga kjo mundësi huazimi.

Një rikthim në Chelsea u diskutua gjithashtu përpara se klubi t’i ‘kapej’ Roman Abramovichit nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version