Telegrafi

Arsenali dhe Liverpooli shënjestërojnë Asension

Arsenali dhe Liverpooli kanë rikthyer interesimin për Marco Asension.

Sulmuesi spanjoll nuk po luan rregullisht te Real Madridi dhe në fund të këtij sezoni mund të përshëndetet me klubin.

Asensio ishte parë në të kaluarën si një lojtar me të ardhme të ndritur te Los Blancos, mirëpo lëndimet e zbehën formë e tij.

Lexo po ashtu Tani ose kurrë për Asension!

Tani, sipas asaj që raporton El Nacional – Liverpooli dhe Arsenali kanë rikthyer interesimin për lojtarin.

Real Madridi është i gatshëm që të dëgjojë ofertat, mirëpo kërkon mbi 70 milionë euro për kartonin e tij.

The Reds besohet se mund të jenë destiancioni i ri i Asensios, që mund të provojë një aventurë të re jashtë Spanjës. /Telegrafi/