Arsenali i është bashkuar ‘betejës’ për sulmuesin e Gremios, Luan.
Sipas mediumit Zero Hora, Arsenali dhe Liverpooli janë duke planifikuar oferta për yllin brazilian, Luan.
Sulmuesi i Gremios, Luan thuhej se ishte vendosur për një lëvizje në Spartak Moska të martën, pasi një tarifë prej 18 milionë funteve apo rreth 20 milionë eurove u ra dakord.
Por, kjo marrëveshje tashmë ka rënë me Arsenalin dhe Liverpoolin që po përgatitet të nisë ofertat për 24-vjeçarin.
Edhe ofertat e gjigantëve anglez besohet se do jenë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/