Site icon Telegrafi

Arsenali dhe Chelsea kontaktojnë Barcelonën për Coutinhon

Arsenali dhe Chelsea po ndjekin një marrëveshje për mesfushorin me tipare sulmuese të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Sipas mediumit The Sun, ylli brazilian është i huazuar te Bayern Munichu deri në fund të sezonit, por ata kanë vendosur të mos nëshkruajnë me atë.

Barcelona ka luftuar për të gjetur një blerës për Coutinhon, pasi ata duan të fitojnë shumicën 140 milionë eurove të paguara te Reds në vitin 2018.

Lexo po ashtu Agjenti zbulon tri skuadrat e interesuara për Coutinhon

Braziliani thuhet se është në dispozicion për një huazim tjetër një-sezonal, ose një marrëveshje për rreth 80 milionë euro.

Klubet e interesuara, që përfshijnë edhe Manchester Cityn, gjithashtu do të duhet të paguajnë rreth gjysmës së pagës të tij së 290 mijë funtesh në javë.

Lexo po ashtu Agjenti i Coutinhos zbulon kampionatin që braziliani dëshiron të luajë

Pandemia e coronavirusit ka parë që çmimet e lojtarëve të zvogëlohen dhe objektivat e klubeve të ndryshojnë me pesë ligat më të mira të Evropës në pritje.

Topçinjtë dhe Blutë e Londrës janë më të interesuarit për transferimin e Coutinhos, pasi tashmë kanë hedhur edhe kontaktet e para. /Telegrafi/

Exit mobile version