Mbrojtësi italian i Juventusit, Daniele Rugani pëlqehet shumë nga skuadrat e mëdha nga Liga Premier.
Rugani ishte njëri nga emrat më të lakuar në afatin kalimtar të verës për tu larguar nga Juventusi.
Por, përkundër ofertave të shumta të drejtim të tij, Juventusi vendosi ta mbajë në skuadër mbrojtësin e ri italian.
Megjithatë, tani duket se ka ndryshuar çdo gjë dhe italiani mund të largohet nga Torino shkaku i minutave të pakët në lojë.
Sipas mediumit anglez Sunday Express, Rugani është duke konsideruar largimin nga Juventusi për një kalim të tij në Ligën Premier.
Arsenali dhe Chelsea jën dy skuadrat më të interesuara për transferimin e italianit.
24-vjeçari ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitit 2021, por mund të vendos largimin gjatë afatit të janarit.
Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/