Telegrafi

Arsenali i bën presion Chelseat për transferimin e Jorginhos

Arsenali thuhet se po e shtyn rivalët e tyre lokal, Chelsean, të hapë bisedime për transferimin e mesfushorit Jorginho.

Sipas mediumit Sky Sports, Jorginho ende mund të bëjë një lëvizje tronditëse në Londër këtë verë, me Arsenalin që mban interesin e tyre për mesfushorin e Bluve.

Braziliani ka qenë i lidhur me një bashkim me David Luiz këtë verë, megjithëse duket se është e vështirë pasi bën pjesë në planet e trajnerit Frank Lampard.

Lexo po ashtu Jorginho te Arsenali për t’i mundësuar Declan Rices kalimin te Chelsea

Jorginho ka tre gola dhe një asistim në tre ndeshjet e tij të para në Ligën Premier këtë sezon, duke shënuar dy gola në shkatërrimin 4-0 të Crystal Palace të shtunën.

Arsenali është ende i etur për të siguruar nënshkrimin e yllit italo-brazilian para mbylljes së afatit kalimtar të hënën mbrëma.

Topçinjtë duket se do të humbasin objektivin e tyre të mesfushës, Houssem Aouar, me francezin që thuhet se do të qëndrojë me Lyon për sezonin 2020-21. /Telegrafi/