Klubi anglez, Arsenali i është bashkuar garës për nënshkrimin e yllit të Juventusit, Paulo Dybala.
Sipas mediumit The Mirror, Topçinjtë janë klubi i fundit që kanë treguar interes për argjentinasin, të cilit i skadon kontrata në verë.
Manchester United, Liverpool dhe Chelsea gjithashtu mendohet të jenë në mesin e klubeve të Ligës Premier që duan të nënshkruajnë me 28-vjeçarin.
Por ata do të duhet të luftojnë kundër Arsenalit pasi Mikel Arteta kërkon të josh yllin argjentinas të transferohet në Emirates.
Dybala dhe Juventus fillimisht kishin rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 10 milionë funte në vit para Krishtlindjeve.
Megjithatë, bisedimet dështuan pasi Zonja e Vjetër i ndryshoi ato kushte dhe zhvendosi bisedimet për muajin shkurt.
Kjo situatë thuhet se i ka pëlqyer rivalëve të Interit, të cilët gjithashtu janë futur furishëm në garë për ta rrëmbyer Dybalan. /Telegrafi/