Telegrafi

Arsenali afër transferimit të Ever Banegas

Ever Benga vazhdon të mbetet në radarin e Arsenalit, të cilët synojnë transferimin e tij në afatin e ardhshëm kalimtar.

Sipas mediumit britanik Daily Star, mesfushori i Sevillas është shfaqur si një objektiv parësor i transferimeve për Arsenalin.

Emri i argjentinasit do të rriste kualitetet në mesfushë, por edhe përvoja e tij do të ishte shumë e mirëpritur në Emirates.

Gazetari argjentinas Roberto Martinez ka jep tashmë lajmin me anë të rrjeteve sociale që Banega është afër ribashkimit me trajnerin Unai Emery.

Banega dhe Emery gjatë kohës së tyre te Sevilla (Getty Images)

“Ever Banega është afër të largohet nga Sevilla”, ka thënë fillimisht Martinez.

“Ai do të shkoj te Arsenali me kërkesë të shprehur të trajnerit Unai Emery”, përfundoi gazetari.

Transferimi i ish-lojtarit të Valencias dhe Interit pritet të ndodh në afatin kalimtar të janarit.

Banega do të vinte si një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Aaron Ramsey, i cili do të largohet nga Emirates në verë. /Telegrafi/