Arsenali e ka bërë mesfushorin e Juventusit, Arthur Melo, objektivin e tyre kryesor për të përforcuar mesfushën në janar, pohojnë burime të shumta.
Ka shumë pengesa në rrugën e lojtarit të Olympique Lyonnais, Bruno Guimaraes, kështu që Arthur ka kaluar në krye të listës së dëshirave për Mikel Artetan.
Sipas RMC Sport, Arsenali është në ‘negociatat e avancuara’ me Juventusin për të marrë Arthurin në huazim për pjesën tjetër të sezonit.
Megjithatë, eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, thotë se bisedimet janë në një fazë më fillestare dhe ende shumë larg përfundimit.
Arthur u soll nga Barcelona në shtator të vitit 2020 si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi për Miralem Pjanic, një shkëmbim që 18 muaj në asnjë klub nuk është i kënaqur.
Vlera e transferimit u njoftua si 76 milionë euro plus deri në 6 milionë euro të tjera bonuse të ndryshme.
Braziliani ka bërë vetëm 11 paraqitje konkurruese për Juventusin këtë sezon dhe ka kontratë deri në qershor 2025. /Telegrafi/
🚨 Si Arsenal aime beaucoup le profil de Bruno Guimaraes, et s’est même positionné ces derniers jours, la priorité du club londonien se nomme Arthur.
— RMC Sport (@RMCsport) January 12, 2022