Max Meyer ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Mesfushori gjerman është larguar nga skuadra e deritashme Schalke 04 pasi kontrata me ta ka skaduar më 30 qershor.
Edhe pse Schalke i ofroi një kontratë të re me pagë të rritur, Meyer nuk pranoi të qëndronte në klubin bardh e kaltër.
Agjenti i lojtarit ka zhvilluar bisedime intensive gjatë kësaj jave me dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpool dhe Arsenal.
Skuadrat angleze janë të interesuara për ta transferuar gjermanin dhe kanë gati kontrata katër vjeçare.
Kërkesa e lojtarit 22-vjeçar është pagë vjetore prej pesë milionë eurove në stinor.
Cila nga skuadrat t’i ofrojë këtë pagë, atëherë Meyer do të nënshkruajë.
Në garë për talentin gjerman mbetet edhe skuadra e madhe italiane Milan.
Ndërkohë Meyer po kërkohet edhe në Francë nga Olympique Marseille dhe në Turqi nga Fenerbahce. /Telegrafi/