Arsenal ka shënuar fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Stoke Cityt.
‘Topçinjtë’ kanë marrë një fitore të madhe për t’u bërë lider të Ligës Premier me 34 pikë, pasi kanë fituar me golat e Theo Walcott (42’), Mesut Ozil (50’) dhe Alex Iwobi (75’), ndërsa për Stoke shënoi Charlie Adam (29’).
Në këtë ndeshje luajtën edhe tre futbollistë me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi për vendasit dhe Xherdan Shaqiri për Stoke City.
Më i vlerësuari nga këtë të tre ishte Xhaka me notën 7.4, ndërsa Mustafi u notua me 6.5 dhe Shaqiri me 6.4.
Megjithatë, futbollisti më i vlerësuar në këtë takim ishte Walcott me notën 8.3, ndërsa nota më e ulët e takimit shkoi për Glen Johnson, i cili u notua 6.1. /Telegrafi/
Arsenal:
Stoke City: