Telegrafi

Arsenal 1-2 Chelsea, nota e Mustafit dhe të tjerëve

Arsenal - Chelsea (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka triumfuar me rikthim 2-1 ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Ligën Premier.

Blutë kanë arritur ta fitojnë derbin e tensionuar lokal ndaj Topçinjve në Emirates, ku u jepen plot nëntë kartonë të verdhë.

Golat në këtë takim u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (13’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Jorginho (83’) dhe Tammy Abraham (87’).

Lexo po ashtu Chelsea triumfon me përmbysje në derbin e tensionuar ndaj Arsenalit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi brazilian, Willian, i cili u vlerësua me notë 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin Bernd Leno që u notua me 5.5.

Nga minuta e 23-të e deri në fund në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili pati paraqitje solide duke u notuar me 6.3.

Arsenal:

Chelsea:

/Telegrafi/