Arsenali dhe Liverpooli i kanë mbyllur 90 minutat e rregullt me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa fituesi i Superkupës së Anglisë u mësua vetëm pas ekzekutimit të penalltive, ku më të saktë ishin lojtarët e Topçinjve të cilët shënuan pesë penallti, kundrejt katër të Reds.
Fituesi i Superkupës së Anglisë për vitin 2020 është mësuar vetëm pas ekzekutimit të penalltive, pasi loja e rregullt nuk sjelli fitues dhe nga pika e bardhë më të saktë ishin Topçinjtë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (12’) për Arsenalin dhe Takumi Minamino (73’) për Liverpoolin.
Te Arsenali në penallti të saktë u treguan: Reiss Nelson, Ainsley Maitland-Niles, Cedric Soares, David Luiz dhe Aubameyang.
Te Liverpooli shënuan: Mohamed Salah, Fabinho, Minamino dhe Curtis Jones, ndërsa e humbi Rhian Brewster.
The winners of the 2020 #CommunityShield supported by @McDonalds are @Arsenal! pic.twitter.com/jwPlRacfLW
— England Football (@EnglandFootball) August 29, 2020
Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte pikërisht sulmuesi i Arsenalit, Aubameyang që u vlerësua me 7.8, ndërsa Alisson pati notën më të ulët 5.3.
Te londinezët për 90 minuta luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili ishte ndër më të vlerësuarit te dy skuadrat me notë 7.1.
Arsenal:
Liverpool:
/Telegrafi/