Telegrafi

Arsenal 0-0 Man Utd, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Arsenali dhe Manchester Unitedi kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.

Topçinjtë nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitoreve, pasi janë ndalur me barazim në Emirates nga Djajtë e Kuq.

Megjithatë, edhe pse nuk pati gola, dy skuadrat krijuan raste, ndërsa disa lojtarë patën paraqitje të mira individuale.

Lexo po ashtu Arsenali dhe Manchester Unitedi ndahen në paqe në derbin e javës në Ligën Premier

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Unitedit, Aaron Wan-Bissaka, i cili u notua me 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin Edinson Cavani që u vlerësua me notë 5.9.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje të mirë duke o notuar me 6.8.

Arsenal:

Man Utd:

/Telegrafi/