Arsenali dhe Manchester Unitedi kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.
Topçinjtë nuk kanë arritur të vazhdojnë serinë e fitoreve, pasi janë ndalur me barazim në Emirates nga Djajtë e Kuq.
Megjithatë, edhe pse nuk pati gola, dy skuadrat krijuan raste, ndërsa disa lojtarë patën paraqitje të mira individuale.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i Unitedit, Aaron Wan-Bissaka, i cili u notua me 7.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin Edinson Cavani që u vlerësua me notë 5.9.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje të mirë duke o notuar me 6.8.
Arsenal:
Man Utd:
/Telegrafi/