Roberto Gagliardini ka arritur në qytetin e Milanos dhe nesër do t’i kryej vizitat mjekësore për të nënshkruar pastaj me Interin.
Ai ka ardhur në huazim me opsion blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro plus bonuset që mund të arrijnë nga pesë deri në gjashtë milionë euro.
“Është një ëndërr e bërë realitet. Nesër i kam vizitat mjekësore”.
“Nuk kam folur me Stefano Piolin ende. Shokët e skuadrës më kanë uruar fat”, ka thënë Gagliardini ./Telegrafi/