Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja, BE-ja miraton Paketën me vlerë 750 miliardë euro për Rimëkëmbjen Ekonomike

Pas katër netësh bisedime intensive, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar një paketë për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID-19.

Mësohet se Paketa me vlerë 750 miliardë euro për Rimëkëmbjen Ekonomike do të shpërndahet në formën e granteve dhe kredive.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e cilësoi “ditë historike” arritjen e kësaj marrëveshjeje. Akoma nuk janë bërë publike detajet e marrëveshjes së arritur.

Bisedimet në Bruksel për paketën e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së ishte parashikuar dy ditë, por që zgjati katër ditë. Shtetet anëtare u ndanë kryesisht midis atyre që u goditën më shumë nga pandemia dhe ato të shqetësuara për kostot e planit të rimëkëmbjes.

Përparimi erdhi pasi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel paraqiti një propozim të ri i cili zvogëlon sasinë e parave në dispozicion si grante në krahasim me kreditë. /TCH/

Exit mobile version