Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes palëve, Mesut Ozil së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtari i ri i Fenerbahces

Mesut Ozil ka arritur marrëveshje me gjiganti turk Fenerbahce për tu transferuar në Stamboll.

Mesfushori turko-gjerman do të largohet nga Arsenali pas shtatë viteve të kaluara në Londër.

Mediat turke e kanë quajtur fakt të kryer kalimin e Ozil në Fenerbahce, pasi thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur.

Gjithnjë sipas mediumeve në Turqi, Ozil ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen për një kontratë për tri vite e gjysmë.

Megjithatë detajet financiare të kësaj marrëveshje nuk janë zbuluar, por besohet se Ozil do të largohet nga Arsenali si futbollist i lirë pasi do ta shkëpus kontratën me klubin londinez.

Ozil ishte dëshira e madhe e klubit turk dhe tifozëve të saj, por edhe lojtari kishte deklaruar se Fenerbahce është skuadra e zemrës së tij.

Ndërkohë gjiganti turk e ka fituar garën për të nënshkruar me Ozil me ekipin amerikan DC United që gjithashtu ishte në garë për të. /Telegrafi/

Exit mobile version