Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Silva drejt Galatasarayt

MILAN, ITALY - MARCH 18: Andre Silva of AC Milan celebrates after scoring the third goal of his team during the serie A match between AC Milan and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on March 18, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milani duket se ka arritur të bëjë edhe një largim të bujshëm.

Njëri nga transferimet më të dështuara të Rossonerëve do të bëhet me skuadër të re.

Milani ka arritur marrëveshje me gjigantin turk Galatasaray për huazimin e lojtarit për një edicion.

Silva nuk ka arritur të shënoj më shumë se dy gola në kampionatin italian në 24 ndeshje të zhvilluara.

E përditshmja turke ‘Fanatik’, ka shkruar për marrëveshjen mes dy klubeve për huazimin e Silvas.

Andre Silva . (Getty Images)

Tani i mbetet Galatasarayt ta bind lojtarin për huazimin në Stamboll.

Kampionët e Turqisë i kanë ofruar pagë vjetore prej tre milionë eurove, por Silva po kërkon edhe më shumë.

Deri në një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit, Silva do të vazhdoj të mbetet pjesë e Milanit.

Gjithsesi vlen të ceket se lojtari është duke u kërkuar edhe nga skuadra angleze Wolverhampton. /Telegrafi/