Telegrafi

Arrihet marrëveshja mes Al Nassr dhe Bayernit për Manen

Sadio Mane do të jetë lojtari më i ri i Al Nassr, raporton Fabrizio Romano.

Ylli senegalez më në fund është pajtuar të largohet nga Bayern Munichu, për të kaluar në Arabinë Saudite.

“Sadio Mane te Al Nassr, ja ku po shkojmë! Marrëveshja mes dy klubeve, Bayern ka pranuar propozimin verbal pas bisedimeve të avancuara dje”.

Lexo po ashtu Zbulohen fitimet marramendëse të Fabrizio Romanos në Twitter

“Dokumentet do të kontrollohen nga ana e lojtarit dhe më pas do të rezervohen testet mjekësore, për të përfunduar marrëveshjen”, ka shkruar eksperti i transferimeve.

Mane ksihte refuzuar të largohej fillimisht nga Bavarezët, mirëpo Thomas Tuchel i bëri me dije se nuk është në planet e tij.

Senegalezi te Al Nassr do të luajë së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Marcelo Brozovic, si dy yjet më të mëdhenj të ekipit. /Telegrafi/