Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshja, Avdijaj do të nënshkruajë për tri vite me skuadrën e madhe turke

Donis Avdijaj do të bëhet me skuadër të re dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi nga Kosova ka qëndruar pa klub që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, pasi kishte shkëputur kontratën me skuadrën holandeze Willem II.

Por duket se ‘vuajtjet’ për Avdijajn kanë marrë fund, pasi ylli kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën e re.

E përditshmja turke ‘Sabah’ ka raportuar se reprezentuesi kosovar ka arritur marrëveshje me Trabzonsporin për të nënshkruar kontratë tri vjeçare.

22-vjeçari kësisoj do të jetë një pikë referuese në fazën ofensive për gjigantin turk Trabzonspor.

Për lojtarin interesim kohëve të fundit kishte shprehur edhe ish-skuadra e tij Sturm Graz, por që ofertë më të mirë ka bërë ekipi turk dhe e ka bindur atë të transferohet në Superligën e Turqisë.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet brenda kësaj jave. /Telegrafi/

Exit mobile version