Telegrafi

Arrestohet personi i kërkuar për “posedim të paautorizuar të substancave narkotike” në Han të Elezit

Foto: Ilustrim

Personi me inicialet G.P, 31 vjeç i kërkuar nga Policia e Kosovës, është arrestuar mbrëmjen e së hënës, në orën 23:00, në pikën kufitare në Han të Elezit.

Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

“Mbrëmë, në ora 23:00 policët e stacionit në pikën kufitare në Han të Elezit kanë ndaluar, e më pas policët e stacionit të Shtimes e kanë arrestuar personin e kërkuar G.P (M/K) i moshës 3i vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”  me dënim burgimi prej një 1 vit e 6 muaj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, pas kompletimit të dokumentacionit ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/