Rap-artisti i njohur shqiptar, Noizy, thuhet se është arrestuar në Shëngjin me kërkesë të Kosovës.
Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.
Burime nga policia sipas Top Channel bëjnë me dije se kamë patur kërkesë nga Kosova për arrestimin e tij.
Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.
Noizy u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës pas ngjarjes në Pejë, ku u përfshi në një përleshje me një grup tjetër.
Në kërkim u shpall edhe DJ i tij, Crax si dhe reperi Stresi.