Telegrafi

Arrestohet një serb në Pejë për krime lufte

Foto: Arkiv

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15:00 në qytetin e Pejës ka arrestuar një serb, i dyshuar për krime lufte.

Arrestimi i tij ka ndodhur pas një pune të gjatë hetimore nga ana e Policisë së Kosovës.

“Njësiti policor pas një pune hetimore ka arrestuar një mashkull Serb i cili ishte i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/