Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Pejë, i cili muaj më parë kishte tentuar të vidhte në një shtëpi.
Rasti kishte ndodhur në rrugën “Bukureshti” në Pejë, më 21.11.2020.
“Është arritur të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar , i cili muaj më parë kishte tentuar të kryej një vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raport.
I dyshuari kishte kryer edhe disa vjedhje tjera në lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/