Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Novosellë të Pejës, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten si dhe dy vëllezërit e tij.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se dy vëllezërit kishin tentuar ta ndalnin vëllanë e tyre, i cili ishte duke rrahur bashkëshorten e tij, ndërsa ai ka përdorur dhunë edhe ndaj tyre, transmeton Telegrafi.
“Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit policor në Pejë, me datë 28.8.2019 rreth orës 13:00, është informuar për një rast në rr.’Zenel Podrimqaku’, në fshatin Novosellë-Pejë.
Një person viktimë shkon tek shtëpia e të dyshuarit (vëllait të tij), i cili ishte duke shkaktuar dhunë (rrahur) bashkëshorten e tij, për të ndërhyrë-ndërprerë dhunën që ushtronte i dyshuari ndaj saj. Mirëpo, i dyshuari e sulmon edhe vëllanë e tij viktimë duke e goditur me grushte, dhe ne ndërkohë aty vjen edhe viktima nr.2 (vëllai tjetër), atëherë i dyshuari futet brenda, nxjerr armen gjysmë automatike dhe me të sulmon edhe viktimën nr. 2 duke e goditur me tytë (kondak) të armës, më ç ‘rast i shkakton lëndime të dukshme në anën e djathtë të kokës.
Patrulla e policisë i përgjigjët vendit të ngjarjes, e fut situatën nën kontroll, arreston personin e dyshuar të cilin e sjell në stacionin policor Pejë. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur edhe Njësiti i Hetimeve i këtij stacioni”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia e Kosovës.
Policia bën të ditur se i dyshuari, F.P. i lindur 1970 m/k/sh është intervistuar dhe arma e cila është përdorur në rast është konfiskuar. Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër i është caktuar ndalimi policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 ore.
Kurse, viktimave iu është ofruar ndihma mjekësore dhe pas intervistimit janë liruar./Telegrafi/