Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, sot rreth orës 00:30 derisa ishte në pikë kontrolli në fshatin Pavlan – Pejë, kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një veturë e cila ishte në lëvizje.
Siç njofton policia, patrulla menjëherë ishte venë në ndjekje të veturës dhe kishte arritur të e ndalojnë automjetin e tipit VW Pollo dhe gjatë kontrollit të automjetit është gjetur arma me gas ZODAK 91 F. Cal 9mm, një karikator dhe dyzetë (40) fishek, me ç’rast janë konfiskuar.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, rasti është iniciuar dhe proceduar konform Ligjit. /Telegrafi/