Policia e Kosovës – Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), më 3 mars, rreth orës 00:05, ka ndaluar një veturë ‘Golf’ me targa vendore në të cilën i dyshuari kishte të ngarkuar një sasi të masës drunore.
Gjatë verifikimit të personit i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arrest nga Gjykata themelore në Pejë, pasi që është i dënuar me një e gjashtë muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Pas përfundimit të procedurave dhe dhënien e vërtetimit për gjësendet e konfiskuara dhe për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, të cilën i dyshuari besohet se e ka kryer, në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën. /Telegrafi/